E goditën më grusht pas koke, aktori bën denoncim në polici

polici-tiraneAktori Laert Vasili ka rënë pre e dhunës ditën e djeshme, sapo doli nga banesa e tij.

Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se 42 – vjeçari Vasili ka bërë kallëzim pranë Komisariatit të Policisë Nr 1 në Tiranë.

Ai ka deklaruar për blutë e kryeqytetit se në momentin që ka dalë nga banesa, në rrugën “Shyqyri Ishmi”, një person i pa identifikuar e ka goditur me grusht pas koke.

Nga intervistimi i kryer, sqaron policia, aktori ka thënë se nuk kishte konflikt me ndonjë person.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 1, po punojnë për identifikim e autorit të kësaj vepre, ndërsa janë referuar materialet në Prokurorinë e rrethit Tiranë, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

durres-kavaje

Aksident në superstradën Durrës – Kavajë, plagoset një person

Një aksident ka ndodhur në superstradën Durrës- Kavajë, ku si pasojë e ...