Ngrihet aktakuzë kundër Azem Sylës dhe grupit të tij kriminal

azem-sylaNjë prokuror ndërkombëtar i Prokurorisë Speciale të Kosovës, ka parashtruar dy aktakuza në Gjykatën Themelore të Prishtinës. Sipas komunikatës së lëshuar për media, bëhet fjalë për grupin e organizuar kriminal në përbërje shqiptarë dhe serb të Kosovës, i cili udhëhiqej nga ish-deputeti, Azem Syla.

Në aktakuzën e parë akuzohen 22 të pandehur. Aty janë renditur 46 pika të akuzës për vepra penale për krim të organizuar. pastrim i parave, marrje e mitos, mashtrim i rëndë, mashtrim në detyrë, nxjerrje të vendimeve gjyqësore të kundërligjshme, keqpërdorim i pozitës zyrtare si dhe legalizimi i përmbajtjes së falsifikuar dhe Evazion fiskal.

Kurse në aktakuzën e dytë akuzohen 17 të pandehur për pastrim të parave. Sipas njoftimit nga prokuroria “ky rast ka të bëjë me një grup të organizuar kriminal të strukturuar, me hierarki të organizuar dhe afatgjatë, i cili i ka privuar Kosovës pronat shoqërore”.

Palë të dëmtuara nga këto vepra penale, sipas komunikatës, janë buxheti shtetëror i Kosovës dhe familjet serbe të Kosovës të drejtat e të cilëve mbi parcelat e tokës ishin keqpërdorë nga ky grup i organizuar kriminal. Gjatë këtyre hetimeve, në fund të muajit prill 2016 është realizuar një operacion në kuadër të së cilit u bënë arrestime, bastisje dhe konfiskime të pasurisë.

Udhëheqësi i pretenduar i këtij grupi, Azem Syla, ish-deputet, ishte arrestuar më 29 prill 2016 dhe vazhdon të mbahet në paraburgim, njësoj si edhe dy të pandehur të tjerë. Tre të pandehur të tjerë aktualisht janë duke i vuajtur dënimet me burgim për shkak të veprimtarive kriminale të mëparshme.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Seri arrestimesh në Prishtinë, një serb në arrati

Policia e Kosovës, sot në orët e hershme të mëngjesit ka realizuar ...