Aksioni Shqipëri-Itali, ja si u bllokuan 734 kilogramë drogë në gomone

Aktualitet

gomonjaPolicia e shtetit konfirmoi lajmin e publikuar nga mediat italiane për sekuestrimin e mbi 700 kilogramëve kanabis në brigjet e Lecce -s. Sipas policise, bëhet fjalë për një operacion të përbashkët mes policisë së vendit tonë dhe asaj italiane.

Sipas burimeve zyrtare policisë, në orët e para të mëngjesit së ditës së sotme, Njësitë Aerodetare të Guardia di Finanza, pas sinjalizimeve të dhëna nga Policia e Shtetit Shqiptar, kanë arritur të ndalojnë një gomone rreth 6 metra në Torre Chianca – Lecce.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në bordin e saj ndodheshin dy shqiptarë të cilët u vunë në prangat e policisë italiane. Të arrestuarit janë 43 – vjeçari me iniciale A.P. dhe 39 – vjeçari me inicale G.S. Gomonia, sipas policisë, kishte dy motorë prej 250 kuaj fuqi dhe një tjetër motor rezervë në bord.

Të ndihmuar nga njësia ajrore e Frontex me avion dhe helikopter të Guardia di Finanza është bërë i mundur ndalimi dhe sekuestrimi i gomones. Policia e Shtetit thotë se ka shkëmbyer në kohë informacion me GdF dhe po punohet bashkarisht për hetimin e ngjarjes.

ME TE LEXUARAT