Aksioni i rrugores, arrestohen 8 shofere, pezullohen 66 patenta

arrestim-policia-rrugoreVijon puna e Drejtorise se Policisë Rrugore ne te gjithe vendin per zbatimin e Planit te masave për rritjen e parametrave të sigurisë gjatë fundjavës.

Masa qe konsistojne ne parandalimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve të automjeteve që drejtojnë automjetin nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur, për mos vendosje të rripit të sigurimit, ndaj atyre që qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara, ndaj atyre që përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit, e tjera masa plotësuese.

Në përmbushje të këtyre detyrava, gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë territorin e vendit janë arrestuar 8 drejtues mjetesh, nga këta:

6 drejtues mjetesh në gjendje të dehur,

2 drejtues mjeti pa leje drejtimi.

Po në këtë kuadër janë pezulluar 66 leje drejtimi, nga të cilat:

20 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektet e alkoolit,

40 për shpejtësi tej normave të lejuara,

6 për semafor e shkelje të tjera.

Jane vendosur 283 masa administrative për mos vendosje të rripit të sigurimit.

169 masa për shpejtësi tej normave të lejuara.

Janë vendosur 44 masa për mos vendosje të kaskës mbrojtëse,

41 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit dhe janë këshilluar rreth 87 drejtues të tjerë.

Si dhe 357 masa për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor

Edhe në ditët në vijim do vijojë zbatimi i rreptë i Kodit Rrugor për të gjitha shkeljet me qëllimin e vetëm, rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

polici durres

Kërkohej në Itali për vjedhje me dhunë, 47-vjecari kapet në Durrës

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 47-vjeçar, i cili ishte ...