Super-aksioni, prangoset "koka" e parë e trafikut, ja emri i ndërtuesit vlonjat

Aktualitet

aksioniiiiiPolicia e Shtetit ka ndërmarrë një operacion të gjerë antikanabis në disa zona të vendit. Sipas informacioneve të para janë mbi 300 forca policie të angazhuara në disa qarqe.

Operacionet masive në zonën e Shkodrës, Vlorës dhe Gjirokastrës, shtrihen në zonat e Dukagjinit, Lumit të Vlorës, Kurveleshit dhe Memaliajt.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Raportohet se janë disa të arrestuar. Kështu, në rajonin e Vlorës është prangosur një ndërtues dhe janë gjetur magazina për tharjen e kanabisit. Bëhet fjalë për biznesmenin Ferdinand Mile nga Vlora, në pallatin e të cili u gjetën 50 kilogramë kanabis që po thahej.

Në operacion janë të përfshirë forca të FNSH-së dhe të policive lokale.

ME TE LEXUARAT