Aksion masiv antidrogë në Itali, 21 të arrestuar, mes tyre ka shqiptarë, ja fotot

aksioni-italiNjë operacion i gjerë eshte ndermarre nga forcat e policisë italiane kundër trafikut të drogës në Raguza ka çuar në pranga 21 persona mes të cilëve dhe shumë shqiptarë. Emrat e shqiptarëve janë publikuar nga policia italiane së bashku me fotot përkatëse.

Burimet zyrtare kane bere me dije se në orët e para të mëngejsit së të martës ushtarët e komandos provinciale në Raguza kanë zbuluar një rrjet për shpërndarjen e drogës, i përbërë nga italianë dhe shqiptarë. Kreu i kësaj organizate ëshët 29 vjeçari shqiptar Mirjan Ajdini, ndërsa krahu i tij i djathtë italiani Francesko Oro.

Ne total mesohet se 21 jane personat e arrestuar, 16 prej tyre kanë përfunduar në qeli ndërsa pesë të tjerë janë në arrest shtëpie. Disa prej tyre janë persona me preçedentë penalë dhe duhet të përballen me akuzën e shpërndarjes së kokainës dhe armëmbajtje pa leje.

Hetimet kanë nisur në Tetor të vitit 2015 nga policia italiane, dhe në Dhjetor të një viti më parë u arrestuan 14 shpërndarës droge që vepronin në lokalet e frekuentuara nga të rinjtë në Raguza. Më tej falë përgjimeve, kontrolleve dhe ndjekjeve u arrit në kreun e kësaj organizate e cila furnizonte klientë që vinin nga e gjithë provinca e Raguzës.

Shqiptari Mirjan Ajdini kishte dhe identitete të tjera si Arjan apo Emiliano. Ajdini kishte zhvendosur qendrën e shpërndarjes në vilën ku banonte ndërsa kokaina vendosej në kavanozë qelqi që fshiheshin në oborr.
Bashkë me sasinë e drogës së sekuestruar, 1 kilogramë kokainë e pastër janë gjetur dhe 9 mijë euro cash. Ndër shtetasit shqiptarë të arrestuar si pjesë e këtij rrjeti dhe për të cilët është shqiptuar masa e arrestit janë edhe Lorenc Daiu 38 vjeç, i punësuar në blegtori dhe me preçedentë penalë, Ferit Hoxholli 35 vjeç, i punësuar në ndërtim, me preçedentë penalë, Hajdar Kaha 31 vjeç, tregtar, Elton Laraku 30 vjec, i punësuar në blegtori, me preçedentë penalë, Kujtim Malka 38 vjec, i punësuar në ndërtim, Elis Rustami 30 vjeç, i punësuar në blegtori me preçedentë penalë, Erjon Seferi 35 vjeç i punësuar në blegtori me precedentë penalë, Adenis Tosku 34 vjec, i punësuar në blegtori me precedentë penalë, Dashnor Tosku 38 vjeç, i punësuar në blegtori me preçedentë penalë.
Ndërsa në arrest shtëpie janë dy shtetas shqiptarë Klodian Kamberaj 37 vjeç, dhe Jessica Kaftirani 22 vjeç.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

policia-tirane

Mbahet peng e masakrohet një person në Tiranë, arrestohet autori

Një person është masakruar me dhunë fizike dhe është mbajtur peng për ...