Detaje shokuese, autori i aksidentit me 4 viktima në Sukth, po ndiqej nga policia

Kliko per me shume info

aksidenti-ne-durresPolicia e Durresit shperndau pak caste me pare nje informacion shtesë mbi aksidentin e mëngjesit të sotëm me pasojë 4 viktima.

Burimet zyrtare thane se në datë 13.10.2016, në afërsi të karburant “Kastrati”, shërbimet e Rendit dhe të Qarkullimit Rrugor Durrës ishin në pikë kontrolli kur kanë konstatuar një mjet tip “Benz” duke ecur në krah të kundërt dhe me shpejtësi tej normave të lejuara.

Kliko per me shume info

Mnejhere Shërbimet e policisë i kanë bërë shenjë të ndalonte, por drejtuesi i mjetit ka shtuar shpejtësinë duke vënë në rrezik jetën e punonjësve të policisë.

Menjëherë efektivët e policisë në postobllok kanë njoftuar Sallën Operative dhe janë vënë në ndjekje, por mjeti është shkëputur duke përfituar në kohë pasi lëvizte në sens të kundërt dhe shërbimet e policisë nuk kanë lëvizur në sens të kundërt.

Policia tha se këto shërbime kanë konstatuar pak minuta më vonë se po ky mjet ishte përfshirë në një aksident në autostradën Tiranë-Durrës, në Sukth, rreth orës 04: 15.

“Për pasojë kanë humbur jetën në aksident drejtuesi i mjetit tip “Benz” Dashnor Deliallisi, 36 vjeç, banues në Durrës, i cili u përplas me mjetin tip “Benz” me targa AA 694 IL.

Gjithashtu humbën jetën Greta Sherifi 23 vjeçe, banuese në Sarandë, pronare e makinës, Izabela Balla, 33 vjeçe, si edhe Elona Kaçibaros, 34 vjeçe, banuese në Tiranë”, theksohet ne deklarate.

Sipas saj, Policia vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Kater persona, tri vajza Greta Sherifi, Izabela Gega dhe Eloba Xhudi, dhe nje djale, humbën jetën si pasoje e përplasjes se 2 automjeteve. Aksidenti ku humbën jetën 4 të rinjtë dyshohet se ndodhi për shkak se automjeti me targa AA 979 GV që drejtohej nga Dashnor Deliallisi po ecte në sens të kundërt kur u përplas me mjetin me targa AA 694 IL qe drejtohej nga nje 23 vjecarja Greta Sherifi.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here