Aksidenti, udhëtimi i fundit i shoqeve të ngushta, mesazhet e tyre para vdekjes

tri-vajzatAto u nisën për në një udhëtim në Greqi, mëngjesin e sotëm por fatkeqësisht ka rezultuar falal për tre shoqet e ngushta. Greta Sherifi, 23 vjeç, Izabela Balla 33-vjeçe, dhe Elona Xhuti, 34 vjeçe humbën jetën ditën e sotme në një aksident tragjik në autostradën Tiranë-Durrës.

Përmes një vëzhgimi në rrjetin social Facebook, nga fotot shikohet miqësia e vajzave, të cilat postonin vazhdimisht foto së bashku. Izabela Balla( Gega) ishte ndër me aktivet në Facebook, ku postimi i fundit është horoskopi i datës 11 tetor. 33-vjeçarja postonte vazhdimisht dedikime të ndryshme dashurie.

Kliko per me shume info

Ndërsa Elona Xhuti ka lënë pas një fëmijë, ku nuk mungon shprehja e dashurisë për të në rrjetet sociale. Postimi i fundit i 34-vjeçares është bërë përpara 12 orëve ku ka shkruar ”se nëse dikush ka humbur 5 kg të vijë t’i marrë se i kam unë”.

23-vjeçarja, Greta Sherifi e cila ishte edhe drejtuesja e automjetit në momentin e aksidentit postimin e fundit në Facebook e ka bërë më 7 tetor ku tregon tatuazhin që babai i saj ka bërë me ermin e 23-vjeçares.

Përmes fotove dhe videove në rrjetet sociale shikohet pasioni qe vajzat kishin për udhëtimet, pasi vazhdimisht publikonin foto së bashku në vende të ndryshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.