Aksident në Shkodër, motori përfundon poshtë furgonit

aksident-1Një aksident ku janë përfshirë një motor dhe një furgon ka ndodhur sot në mesditë në qytetin e Shkodrës.

Një person i cili ishte duke lëviur me një motor ka përfunduar poshtë një furgoni duke mbetur i plagosur rëndë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shtoj i Ri në Han të Hotit dhe nga të dhënat paraprake raportohet se furgon tip “Iveco” me targë AA 375 KR, u përplas me një motoçikletë duke e plagosur të rëndë drejtuesin e këtij të fundit.
Ai u dërgua me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës ku ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha, nga dëmtimet e marra si pasojë e goditjes së fortë.

Kliko per me shume info

Motoçikleta sipas burimeve në vendngjarje ka qenë duke u futur në rrugën dytësore të fshatit, kur furgoni e ka pikasur me vonesë dhe ndonëse ka tentuar frenimin, aksidenti ka qenë i pashmangshëm duke bërë që motoçikleta të përfundojë poshtë gomave të mjetit.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here