Aksidenti me dy viktima në Korçë, arrestohen drejtuesit e mjeteve

17
Kliko per me shume info

policia_korce14Policia e Korçë ka arrestuar sot drejtuesit e dy mjeteve, që shkaktuan aksidentin tragjik me dy viktima një ditë më parë. Mësohet se kanë rënë në pranga shtetasit N. A., 54 vjeç, nga Pogradeci, dhe Neki Taipi, 22 vjeç, nga fshati Dvoran.

Sipas uniformave blu, arrestimi i tyre u bë pasi, dje në rrugën nacionale Korçë-Bilisht, duke drejtuar një “Skoda” me targë AA 251 FX dhe një furgon “Benz”, me targë AA 519 FX, janë përplasur me njëri-tjetrin.

Kliko per me shume info

Si pasojë, kanë gjetur vdekjen, shtetasit F.I, 53 vjeç, banues në Vlorë dhe shtetasi A.B, 54 vjeç, banues në Fushë-Krujë, të dy pasagjerë në “Skoda”. Po ashtu, është plagosur dhe vetë shoferi dhe një pasagjer tjetër, L.K. 48 vjeç, nga Korça.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale: “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga neni 290 i kodit Penal.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here