Foto nga aksidenti i rëndë në Korcë, ja si u përplasën automjetet

aksidenti-korcePërplasja e dy makinave ka shkaktuar një të vdekur dhe 4 të plagosur. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në rrugën nacionale Korçë – Bilisht, pranë kryqëzimit të fshatit Plasë.

Nje furgon mallrash u përplas me veturën me të cilën po udhëtonin policët e burgut të Drenovës. Ata nuk ishin në shërbim por ktheheshin nga varrimi i një kolegu të tyre.

Viktimë në ngjarje mbeti gardiani Fatmir Islamaj, kurse të plagosur policët e burgut, Agim Beshi, Neshat Olldashi, Luan Kreka dhe Idajet Gozhdari.

Ende nuk dihet saktësisht mbi shkaqet e aksidentit, por paraprakisht dyshohet se për një manovrim të gabuar të makinës së policëve.

Ata kanë dalë nga një rrugë dytësore në autostradë pa bërë asnjë ndalesë. Megjithatë për ngjarjen u ngrit grupi hetimor.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Tiranë/ E dhunoi vjehrri, dhëndri merret në mbrojtje nga policia

Një 69-vjeçar me incialet S.T. është denoncuar pasi dyshohet se ka ushtruar ...