Furgoni del nga rruga në Korçë-Bilisht, vdes gardiani, katër të plagosur

Kliko per me shume info

aksident-7-655x356Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Korçë-Bilisht.
Atje, një furgon ka dalë nga rruga e për pasojë një person ka mbetur i vdekur e 4 të tjerë të plagosur, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të Plasës, ndërsa në furgon udhëtonin punonjës policie të burgut të Drenovës, të cilët ishin duke u kthyer nga një ceremoni mortore.

Kliko per me shume info

Viktima është shtetasi Fatmir Islamaj, i cili ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital. Ndërkohë, 3 prej të plagosurve janë shtetasit Agim Beshi, Neshat Olldashi dhe Luan Kreka.

Sipas policisë, fillimisht, furgoni me targa AA 519 EX është përplasur me një automjet me targa AA 251 EP, e më pas ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here