Makina aksidentohet gjatë ndjekjes nga Policia në Itali, bie në humnerë

aksidenti-kruje

Një aksident ka ndodhur në provincën Lucca në Itali, ku një makinë që ndiqej nga policia është aksidentuar dhe ka rënë në humnerë.

Një shtetas maroken ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur.

Lajmi u bë me dije nga mediat italiane dhe në fillim u dyshua se personat e aksidentuar ishin nga Shqipëria.

Mirëpo pas identifikimit të viktimes u konstatua se ai është shtetas maroken.

Ai është 33-vjeçari Ahmed Jarmouni. Pas një ndjekje të çmendur nga Policia në Lucca të Sant’Alessios, Jarmouni humbi kontrollin e mjetit dhe përfundoi në humnerë duke gjetur vdekjen.

Ndërsa janë plagosur Abdellah Aboussad dhe Bouchaid Jarmouni, vëllai i viktimës.

Shoferi ka tentuar t’i ikë Policisë pasi në mjetin tip “Fiat” kishte 100 gramë drogë.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

VIDEO/ “Më çave b*thën”, punonjësi i sigurimeve në Tiranë sherr me qytetaren

Qytetarët janë përballur sot me një sjellje skandaloze në zyrat e sigurimeve ...