Aksidenti në Sukth, hetim pasurive të ‘Tony Montana’ pas transfertës 1 milion euro

Kliko per me shume info

DASHNOR-DALIASIDy ditë pas aksidentit tragjik që ndodhi në aksin Tiranë- Durrës, pranë Sukthit, ku mbetën të vdekur katër persona, policia ka nisur verifikimet për pasurinë e Dashnor Deliallisit, i vetëquajtur si ‘Tony Montana’. 36-vjeçari që dyshohet si shkaktar i aksidentit, po ecte në drejtim të kundërt të sensit të lëvizjes duke aksidentuar për vdekje 3 vajza që udhëtonin me makinë në kahun e duhur të rrugës.

Burime të Policisë së Shtetit pohuan për Report Tv se, verifikimi i pasurive dhe llogarive bankare të Dashnor Deliallisit, nga Prokuroria lidhen me të dashurën e tij, Rovena Kalemi, e papunë. Në vitin 2014, në llogarinë e Kalemit, në vitin 2014, janë transferuar një sasi prej 300 mijë eurosh, e cila i kishte tërhequr nga llogaria. Në total, sipas hetuesve, Kalemi dhe të njohur të Deliallisit, kishin tërhequr, një sasi prej rreth 1 milion eurosh.

Kliko per me shume info

Paratë u dërguan nga një infermier, nga Brukseli
Por nga vinin parate? Sasia e eurove ishin dërguar kryesisht në llogaritë e Rovena Kalemit, e cila i ka tërhequr më pas. Sipas hetimit të kryer nga policia dhe prokuroria, paratë ishin transferuar nga Eric Nyssen, një infermier që jetonte në Bruksel të Belgjikës.

Nyssen, kishte pretenduar se e kishte kryer këtë transfertë, në llogaritë e Kalemit, pasi kishte shitur një sasi asetesh nga pasuritë e të atit.

Për këtë fakt ai kishte vendosur që një pjesë të tyre t’i kalonte në llogaritë e të dashurës së Deliallisit. Por hetimi i prokurorisë pretendonte se kishte zbuluar se argumentimi i shtetasit belg nuk ishte i vërtetë dhe për këtë fakt kishte bllokuar paratë. Çështja tashmë është në hetim në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Jeta luksoze e Deliallisi
Dashnor Deliallisi, i vetequajtur ‘Tony Montana’, bënte një jetë luksoze dhe lëvizte me makina të shtrenjta të tipit të fundit. Për këtë shkak, policia pritet të kryejë verifikime në disa drejtime.

Kështu burimet pohojnë se do të kërkohet një hetim mbi burimin e të ardhurave financiare të Deliallisit, mbi pronat e mundshme në emër të tij si dhe origjinën e fitimit të tyre.

Dashnor Deliallisi, 36-vjeç nga Fushë- Kruja, mëngjesin e 13 Tetorit, aksidentoi për vdekje 3 vajza në autostradën Tiranë-Durrës, pasi po ecte në drejtim të kundërt të lëvizjes. Sipas policisë shkaktari i aksidentit po lëvizte me shpejtësi mbi 150 km/orë, ndërsa policia u vu në ndjekje të tij. Pak momente pasi policia u vu në ndjekje të veturës “Mercedez- Benz” CLS, me të cilën lëvizte Deliallisi, ai u përplas me një veturë “Mercedez- Benz”, A Class, e drejtuar nga Greta Sherifi, me të cilën udhëtonin dhe Izabela Gega e Elona Xhuti. Të tri vajzat mbetën të vdekura, dhe po ashtu edhe shkaktari i aksidentit. report-tv

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.