Aksidenti në Bulqizë, shoferi shkaktar, ishte pa patentë dhe i dehur

aksidenti-bulqizeDrejtuesi i automjeti që shkaktoi dje aksidentin me disa te plagosur ka rënë sot në pranga.

Policia ka njoftuar se ka arrestuar drejtuesin e automjetit që shkaktoi ditën e djeshme aksidentin me në Bulqizë, ku mbetën 4 të plagosur.

Burime të policisë raportojnë se Elton Tafçiu, drejtonte automjetin tip “Peugeot”, ndërsa u përplas me një furgon me pasagjerë që drejtohej nga 44-vjeçari me inicialet M.H. Ata theksuan se 28-vjeçari ishte nën ndikimin e alkoolit gjatë momentit të aksidentit, ndërsa vlera e alkoolit në gjak rezultoi me 0.62 mlg/l.

Aksidenti ndodhi dje, orës 16:30 në vendin e quajtur “3 çezmat”, në aksin rrugor Shupenzë-Bulqizë, ku automjeti furgon me targa AA 925 FO me drejtues shtetasin M.H 44 vjeç, që transportonte pasagjerë nga Tirana për në Peshkopi është përplasur me automjetin “Peugeot” me targa AA714 MU, me drejtues Elton Tafçiu, që lëviste nga Peshkopia për në Tiranë.

Si pasojë u dëmtuan 4 pasagjerët që ndodheshin në furgon, ku 2 prej tyre në gjendje të rëndë dhe u transportuan me helikopter drejt Tiranës, si dhe dy te tjerë jashtë rrezikut për jetën. Gjatë kontrollit të dokumentacionit Tafçiu nuk ishte i pajisur me Leje Drejtimi. Në këto kushte u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Elton Tafçiu për veprat penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit Rrugor”, “Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur apo pa dëshmi”.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

rama2016

I fiksuari pas lojërave të fatit i ankohet Ramës: Si do bësh me kazinotë, se…

Një qytetar ka vendosur të shprehë shqetësimin e tij në faqen e ...