I vdiq gruaja në aksident teksa udhëtonte me të, arrestohet bashkëshorti

Aktualitet

aksidenti-kosovePolicia e Matit ka arrestuar Xhabir Murrën, 67 vjeç, banues në fshatin Mallunxë Mat.

Arrestimi i tij u bë pasi ditën e djeshme, rreth orës 18:00, në aksin rrugor Burrel - Milot, në fshatin Baz, Xhabir Murra, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen” me targë AA 849 JR, ka humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën bashkëshortja e tij, N.M., 67 vjeçe.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat.

ME TE LEXUARAT