Përplasën për vdekje të moshuarin, pranga dy të rinjve, ja emrat

Kliko per me shume info

aksi-c1200x600Dy të rinj janë arrestuar nga policia e Durrësit. Në pranga kanë përfunduar: Leonard Reka, 23 vjeç dhe Eris Deliu, 19 vjeç, të dy nga Tirana.
Të dielën, rreth orës 19:30 në aksin rrugor Plepa-Ndroq, në fshatin Rromanat ata kanë përplasur për vdekje një të moshuar.

23-vjeçari Leonard Reka drejtonte automjetin tip “Volsvagen”, me targa AA 456 LK, ndërsa i rimorkiuar ishte automjeti “Audi A4” me targa AA 924 GS dhe në timon ishte Eris Deliu. I moshuari pas përplasjes ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Kliko per me shume info

Për dy të rinjtë rëndon akuza e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here