Përgjaken rrugët e Lushnjës, 3 të plagosur në dy aksidente rrugore

Aktualitet

aksi-c1200x600Dy aksidente automobilistike ndodhën mbrëmjen e djeshme në Lushnje. Aksidentet kanë ndodhur gati në të njëjtën kohë.

Njëri në aksin rrugor Pushim Shoferit-Krutje ku një makinë tip “Ford” ka përplasur nga pas një karrocë të ngarkuar me barë duke përfundur në kanal. Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i plagosur shtetasi Perikli Kadillari 47 vjeç.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas policisë, shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë e automjeti dhe errësira në rrugë, gjë që ka sjellë mosvënien re nga drejtuesi i mjetit karrocën e ngarkuar me barë.

Ndërsa aksidenti tjetër ka ndodhur në autostradën Lushnjë-Fier, pranë fshatit Lumth. Një motorçiklet ku udhëtoni dy persona ka goditur shtetasin Aleks Allkanjari, 79 vjeç nga fshati Lumth duke i shkaktuar plagë të rënda.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se 79-vjeçari ka kaluar trafikndarësin duke i prerë rrugën drejtuesit të motorçikletës. Të dy të plagosurit ndodhen në spitalin e Lushnjës në gjendje të rëndë për jetën.

ME TE LEXUARAT