Tragjike në Tiranë, makina shtyp për vdekje 10 vjeçarin me biçikletë

Aktualitet

bicikleta-rreziqetNjë fëmijë 10-vjeçar humbi jetën tragjikisht në fshatin Prush të Tiranës.

Policia bën të ditur se 42-vjeçari, Ilir J. ka aksidentuar me një automjet tip “Dacia” fëmijën që po ecte me biçikletë në rrugën e këtij fshati në periferi të Tiranës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Vogëlushi është dërguar në spital por fatkeqësisht s’ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra nga aksidenti.

Drejtuesi i mjetit është arrestuar, ndërsa po hetohet për të zbardhur shkaqet që çuan në këtë ngjarje të rëndë.

Aksidenti ka ndodhur dje, por është njoftuar një ditë më vonë nga policia e Tiranës.

ME TE LEXUARAT