Fund tragjik, makina shtyp për vdekje 80-vjeçaren në Rinas

policia-aksion-brNjë grua 80-vjeçare e cila ka qenë duke ecur në rrugën internacionale të Rinasit është aksidentuar nga një automjet dhe ka gjetur vdekjen në spital.

Sipas uniformave blu bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur paraditen e kësaj të premte ku automjeti me targa SH 33 92 E që drejtohej nga A.D e ka aksidentuar atë dhe ndonëse është dërguar në spital ajo ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra.

Kliko per me shume info

Në vendin e ngjarjes tashmë ndodhen efektivët e policisë rrugore të cilët kanë bërë të mundur prangosjen e drejtuesit të automjetit dhe kanë nisur hetimet për shkaqet e këtij aksidenti.

Informacion paraprak
Më datë 21.10.2016, rreth orës 09:30, në rrugën internacionale të Rinasit, pranë rreth rrotullimit Rinas, një automjet me targa SH 3392 E që drejtohej nga shtetasi A. D., ka aksidentuar këmbësoren Z. K., 80 vjeçe, e cila është dërguar në S.Q.U. në gjendie të rëndë, por ka gjetur vdekjen në spital.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Drejtuesi i mjetit është ndaluar në flagrancë dhe është shoqëruar nga shërbimet e Qarkullimit Rrugorë Tiranë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.