Aksidenti në autostradë, flet Policia: Eshtë 50-vjec, vdiq rrugës për në spital

tirane-durresNjë kalimtar që ka tentuar të kalojë në autostradën Tiranë-Durrës është përplasur për vdekje nga një makinë.

Ngjarja ka ndodhur në kilometrin e 8 të autostradës, në afërsi të Kasharit, teksa kalimtari ka tentuar të kalojë rrugën.

Sipas informacioneve paraprake kalimtari është përplasur në afërsi të një mbikalimi këmbësorësh shkruan LajmiFundit.al.

Ai nuk ka kaluar në mbikalim por është futur përmes autostradës.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka bllokuar qarkullimin në autostradë.

Informacioni paraprak i Policisë:

Më datë 19.10.2016, rreth orës 14:30, tek Autostrada Tiranë-Durrës, në zonën e Domjes, një automjet me targa AA 843 NR që drejtohej nga shtetasi M. S., ka aksidentuar këmbësorin e seksit mashkull, rreth 50 vjeç, i cili është dërguar në S.Q.U në gjendie të rëndë, por ka gjetur vdekjen rrugës për në spital.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Drejtuesi i mjetit është ndaluar në flagrancë dhe është shoqëruar nga shërbimet e Qarkullimit Rrugorë Tiranë./LajmiFundit.al/

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

policia2015

Mashtrimi/ Bien në pranga 3 persona, tentuan t’i merrnin 280 euro një 28-vjecari

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Durrësit pasi dy muaj më parë ...