Shuhet familja shqiptare në Itali, vdes në aksident nëna, rëndë 3 fëmijët

carabinieri15Një grua shqiptare ka vdekur në vend, kur makina që ajo drejtonte u përplas me një makinë tjetër. 9

Aksidenti ka ndodhur në Itali dhe sipas mediave italiane, shqiptarja 37-vjeçare me iniciale A.B, rezidente në Ferrara po udhëtonte me tre fëmijët e saj, 2, 12 dhe 16-vjeç.

Kliko per me shume info

Moti ishte i keq dhe lagështira e madhe. Shqiptarja në një moment ka humbiur kontrollin e mjetit dhe ka devijuar në korsinë tjetër, duke u përplasur me një makinë, ku udhëtonin një familje marokene.

Gruaja vdiq në vend, në sy të tre fëmijëve. Ata mbetën të plagosur, më rëndë njëri prej tyre.

Në atë moment, në vend ka mbërritur burri i viktimës. Shqiptari ka pësuar gjendje shoku kur ka parë gruan në timon pa shenja jete, kurse ambulancën që merrte me barrelë njërin prej fëmijëve, vajzën.

I është turrur nga pas me vrap dhe i ka bërë thirrje të ndalonte, por ambulanca u largua, duke e lënë burrin në dhimbjen e madhe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.