Aksident automobilistik në aksin Milot-Burrel, policia raporton ngjarjen

UntitledRegjistrohet një aksident automobilistik ditën e sotme në aksin Milot-Burrel. Ngjarja mendohet të ketë ndodhur rreth orës 14:55, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë në liqenin e Shkopetit. Policia e lajmëruar nga kalimtarë të rastit ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Ende nuk dihet nëse brenda në makinë ka njerëz. Po ashtu, në ndihmë janë thirrur edhe polumbarët.
Policia gjithashtu është duke hetuar për shkaqet e aksidentit, por sic raportohet ky aks është një nga më problematikët dhe burim aksidentesh. Por, përveç kësaj liqeni i Shkopetit iu ka shërbyer edhe atyre që duan të humbasin gjurmë të krimeve pasi në brendësi policia ka gjetur disa makina të vjedhura.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here