Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, humb jetën 60-vjeçari

Aktualitet

tirane-durresNjë aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 19:05 në rrugën dytësore të autostradës Tiranë-Durrës.

Një automjet ka aksidentuar për vdekje një burrë 60-vjeçar që po përpiqej të kalonte në krahun e tjetër të rrugës.

NJOFTIMI I POLICISE:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më datë 17.10.2016, rreth orës 19:05, në rrugën dytësore të Autostradës Tiranë-Durrës, pranë një qendre tregtare, një automjet me targa AA 730 MP që drejtohej nga shtetasi A. M., ka aksidentuar këmbësorin e seksit mashkull, rreth 60 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në moment si pasojë e plagëve të marra.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Drejtuesi i mjetit është ndaluar në flagrancë dhe është shoqëruar nga shërbimet e Qarkullimit Rrugorë Tiranë.

ME TE LEXUARAT