Ish-drejtori i policisë poezi për Sokol Olldashin, përlotet nëna e të ndjerit

Ata kane qene bashkepunteore dhe miq te mire.
Ahmet Prenci, ish drejtor i pergjithshem i policise i ka kushtuar nje poezi Sokol Olldashit, ish-deputet dhe ish-minister i Brendshem.
Olldashi drejtoi dikasterin e rendit kur Prenci ishte drejtor policie dhe mesa duket, kjo kohe ka lene gjurme tek ish-kreu i policise se shtetit.
Ai i ka kushtuar Olldashit nje poezi qe e ka bere publike ne pervjetorin e vdekjes se Sokol Olldashit nga nje aksident rrugor ne rrugen Elbasan-Tirane tri vjet me pare. Prezantim i kesaj poezie eshte percjelle me emocion te vecante nga nena e sokol Olldashit e cila nuk ka mundir ti mbaje lotet.
ahmet-prenciVrapove shpejt në jetë
Nata nuk ishte për gjumë,
kohë e marrë, e trazuar
miku im, dyfish i jetuar

orët-sekonda
e muajt-ditë
vitet-muaj
Kaluar

Ndaj tij ike papritur.
Në ecje në furtunë
me gishtat e hënës të thyer
me fatin e natës në grackë
në pusi, të gjitha bashkë

ece në jetë
me gotën që të kishte hije
me këngën në shpirt
me fjalën baturë,
të hollë,
të clirtë

Me mendimet
e shikimin e thellë plot driotë
me cigaren e ndezur gjitherët në buzë
me fobinë e qiellit në udhëtime
ku fluturove krejt i vetëm
me poezinë si burim me muzë
me buzeqeshjen si valë

oh, sa e bukuir
oh sa miqësore
oh sa e rrallë
janë tungjatjeta miku im
për ne
për mua
për të gjithë në udhë
të vdekur të gjallë…!

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Modelja nuk përmbahet, zhvishet e tëra në natyrë (Foto)

Modelja e mirënjohur Abigail Ratchford pa dyshim se është prej femrave më ...