Adriano Galliani paralajmëron largimin nga Milani

Sport

galliani15Adriano Galliani nuk pranon që t’i ulet posti në krye të klubit italian.

I ka shërbyer Milanit për 30 vite, por Galliani pritet që të largohet nga detyra e drejtorit ekzekutiv të klubit, pas ardhjes së kinezëve në krye të ‘Rossonerëve’.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Galliani nuk pranon që të marrë ndonjë post tjetër dhe ka paralajmëruar se do të largohet përfundimisht nga klubi, transmeton KosovaPress.

“Nuk jam i përgatitur për të marrë detyra të reja përpos kësaj që kam tani. Edhe pse askush nuk më ka kërkuar një gjë të tillë, pas 30 viteve në shërbim të këtij klubi nuk mund të pranoj poste të tjera, pas këtij që kam pasur deri më tani”, ka deklaruar Galliani për Mediaset.

“Nuk jam i gatshëm as të mbetem në Bordin e Drejtorëve. Besoj se kam merituar më shumë respekt për të gjithçka që kam dhënë për Milanin”. Galliani është pjesë e Milanit që nga viti 1986.

ME TE LEXUARAT