Adoleshenti vret dy persona dhe lëndon 7 të tjerë, ja arsyeja

Bota

vrasja2016Një adoleshent të cilin e tallnin sepse kishte veshë të mëdha, u shpall fajtor të premten sepse vrau dy persona dhe lëndoi 7 të tjerë në një breshëri plumbash në një gjimnaz në perëndim të Kanadasë.

18-vjeçari pranoi se kishte vrarë dy vëllezër në një shtëpi pranë Saskatchewan. Emri i adoleshentit nuk është bërë i ditur për shkak të nën aktit ligjor për të rinjtë kriminelë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Të premten, ai u shpall fajtor për vrasje të shkallës së parë të dy mësuesve të tij në shkollën e La Loche.

Gjykatësja Janet Mclvor tha se gjykata duhet të mendohet akoma ta dënojë djaloshin si të rritur ose për moshën që ka.

ME TE LEXUARAT