Abrashi rikthehet me gol, shënon ndaj Bremen

Kliko per me shume info

Sulmuesi Amir Abrashi ka hedhur mbrapa krahëve problemet fizike dhe është rikthyer në fushë për të ndihmuar skuadrën e tij, Freiburg të realizonte fitoren e parë në transfertë për këtë sezon.

Ata mposhtën me shifrat 3-1 skuadrën e Werder Bremen, që tashmë i afrohet ne vetëm 1 pikë zonës së ftohtë. Abrashi shënoi golin e tretë që vulosi edhe fitoren e të tijve.

Amir Abrashi Goal HD – SV Werder Bremen 1 – 3… by worldfoot
Pas një aksioni në krahun e djathtë, kur regjistrohej minuta e 75-të e sfidës, topi mbërriti te Abrashi i cili në hyrje të zonës gjuajti me të djathtën dhe falë një devijimi, arriti të kalonte portierin e Bremen.

Kliko per me shume info

Mesfushori kishte përjetuar një dëmtim në kokë dhe një në kavilje gjatë muajit të fundit, por u rikthye si titullar duke zhvilluar një ndeshje shumë të mirë. Ky është goli i parë i Abrashit në kampionatin gjerman.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here