A jeni narcist ju, apo dhe shokët e tu? Zbulojeni me një pyetje

Kliko per me shume info

UntitledNëse dyshoni se një person i caktuar është narcisit, atëherë vetëm pyeteni.
Sipas një videoje të prodhuar nga The Science of Us, nevojitet vetëm një pyetje e thjesht për të kuptuar se cili nga miqtë tuaj e dashuron me të vërtetë vetëm vetveten, transmeton Telegrafi.
Ata sugjerojnë t’ua boni personave këtë pyetje: “Në çfarë mase pajtohesh apo nuk pajtohesh me këtë deklarim: Unë jam narcisit”.
Siç duket kjo pyetje mbështetet në faktin se një narcisit i vërtetë vështirë se do të mendojë që narcisizmi i tyre është një gjë e keqe.
Brad Bushman, bashkautor i një studimi rreth narcisizmit dhe profesor i komunikimit dhe psikologjisë, tregon se personat që janë të gatshëm të pranojnë se janë më narcisit se të tjerët, atëherë mundësitë janë të mëdha që kjo është e vërtetë.
Kjo metodë për të zbuluar se a është dikush narcisit merr shumë më pak kohë sesa metoda e krijuar nga Robert Raskin dhe Hoëard Terry në vitin 1979. /Telegrafi/

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here