Panik nga tërmetet! Shqipëria "dridhet" 3 herë brenda 48 orëve

Aktualitet

termetet-greqiNë vetëm 48 orë toka është dridhur 3 herë në Shqipëri. Sipas të dhënave në sajtin e Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit në vetëm 48 orët e fundit në vendin tonë janë ndjerë lëkundjet e tre tërmeteve.

Më i fundit është regjistruar sot, e ka pasur epiqendrën në Greqi, në thellësi 2 km dhe është ndjerë edhe në Leskovik rreth orës 01:54 minuta me intensitet 3,8 ballë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Po ashtu dje një tjetër tërmet është regjistruar 7 km në lindje të Burrelit, me intensitet 2,8 ballë. Tërmeti që është ndjerë në qytetin e Burrelit dhe rrethinat ka rënë në mesditë rreth orës 15:54 minuta.

Po më datë 20 një tjetër tërmet është ndjerë sërish në Leskovik rreth orës 14:20 minuta, më i forti nga dy të parët, 3,9 ballë.

ME TE LEXUARAT