Atentati ndaj 29-vjeçarit nga Tepelena në kafe, flet dëshmitari

Aktualitet

UntitledAtentati ndaj 29-vjeçarit Andi Mustafaraj pati një dëshmitar. Bëhet fjalë për kamerierin në lokalin ku pinte kafen29-vjecari. Ai rrëfen se ka mbetur i shokuar pas atentatit që iu bë këtij të fundit rreth orës 12.30 nga një person edne i paidentifikuar. Për më tej i riu tregon se kishte çuar porosinë në tavolinën e Andit, të cilin e njihte si klient në lokal dhe sapo ishte kthyer në banak kishte dëgjuar të shtënat.

“Ishte frekuentues i rregullt e njihja vetëm si fytyrë. Sot porositi kafen dhe një ujë pa gaz. Sapo çova porosinë dhe u ktheva në banak, dëgjova të shtënat”,- tha kamarieri

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kamerieri thotë se pas atentatit kafen e gjeti të derdhur mbi tavolinë, ndërsa ujin pa gaz të rrëzuar përtokë, ende të pahapur.

Po sipas tij, i riu nga Tepelena kishte mbërritur në lokal me makinën e tij, e cila vijon të qëndrojë e parkuar aty.

Kujtojmë që pista kryesore mbi të cilën po heton policia është një tentativë për eliminim për shkak të përplasjes së 2 bandave për konflikte droge. Andi Mustafaraj është pjesë e bandës së Elton Çiços edhe ai i ekzekutuar në një lokal me plumb pas koke. Blutë e kryeqytetit kanë ngritur postblloqe në pika të ndryshme të kryeqytetit për të rënë në gjurmët e autorit.

ME TE LEXUARAT