Berat, vret veten nga talljet e shokëve, ja fjalët e mësuesve për 17-­vjeçarin

beratiiHetimet për vetëhelmimin e 17-­vjeçarit P.Xhaferaj, nxënës në vitin e tretë të shkollës “Kristo Isak” të Beratit, po vazhdojnë deri në zbardhjen e ngjarjes së plotë.

Personeli i shkollës profesionale mësohet se ka marrë në pyetje për të zbardhur ngjarjen. Ata kanë treguar se prej 3 vitesh, nxënësi kryente rrugën nga fshati i tij për në qytet, e anasjelltas, me qëllim të merrte një zanat.

Drejtori i shkollës, Ferik Koçi, tha dje se, menjëherë pasi është mësuar fatkeqësia në familjen Xhaferaj, ka mbledhur personelin e shkollës për të mësuar të vërtetën për atë që kishte ndodhur në shkollë dhe që dyshohet se ka shtyrë adoleshentin drejt vetëflijimit.

Personeli i mësuesve mësohet se janë shprehur se 17-vjeçari përgatitej në shkollë dhe përgjigjej në lëndët mësimore. Por, sipas tyre, qysh në fillim Xhaferaj ka qenë një nxënës i mbyllur në vetvete, megjithatë për ta ka qenë tronditës lajmi që nxënësi i ka dhënë fund jetës.

Për ta, me gjithë ndrojtjen, nxënësi nuk të linte të kuptoje se kishte ndër mend të ndërmerrte një veprim ekstrem. Madje, edhe ditën e fundit ata kanë treguar se 17-vjeçari ishte i qetë dhe nuk ka shfaqur ndonjë shenjë të dukshme.

“Unë kam shkuar dhe në familjen e 17-vjeçarit në fshatin Tomorr. Pasi kam biseduar me familjarët e tij, i kam pyetur nëse kishin kuptuar ndonjë gjë në kohën kur ishte kthyer në shtëpi. Por familjarët m’u përgjigjën se ne si prindër nuk kemi kuptuar gjë, pasi ai ishte larg nesh. Gjithsesi ne si shkollë jemi angazhuar që të qetësojmë situatën dhe në bashkëpunim me nxënësit po punojmë të zbardhim të vërtetën”, u shpreh drejtori.

Sipas tij, është Policia që do të zbardhë të vërtetën e kësaj ngjarjeje të rëndë. Burime nga Policia bëjnë të ditur se po punohet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje, pasi dyshohet se te 17-vjeçari mund të kenë ndikuar dhe faktorë të tjerë. Por janë hetimet ato që do zbardhin të vërtetën e kësaj ngjarjeje, të cilat do të vazhdojnë me marrjen në pyetje të shokëve të klasës dhe të nxënësve të tjerë të shkollës profesionale “Kristo Isak” në qytetin e Beratit. P.Xhaferaj i dha fund jetës 3 ditë më parë, pasi kishte gëlltitur një sasi fostoksine në kushtet e tronditjes së rëndë psikike. /panorama/

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

VIDEO/ “Më çave b*thën”, punonjësi i sigurimeve në Tiranë sherr me qytetaren

Qytetarët janë përballur sot me një sjellje skandaloze në zyrat e sigurimeve ...