Vrasja e vëllait të kreut të njësisë bashkiake, ja fotoja e autorit (Foto)

Aktualitet

UntitledMirditori Fernando (Florin) Deda, 29 vjeç, banues në fshatin Shëndëlli të Sarandës u arrestua një ditë më parë, bashkë me 16-vjeçarin Gj.A., pasi dyshohen për vrasjen e Aleksandër Bardhit, vëllai i ish-kreut të njësisë administrative Kaçinar të Mirditës.

Fernando Deda, që njihet edhe me emrin Florin, rezulton person me precedentë penalë, pasi ka qenë i arrestuar në vitin 2011 për trafik mjetesh motorike.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në profilin e tij në “Facebook”, Fernando Deda ka publikuar foto me kallashnikov në dorë, ndërsa më 21 tetor të vitit 2013 thotë se ka qenë në Lazarat.

Aleksandër Bardhi u ekzekutua me automatik mbrëmjen e së premtes në fshatin Shëndëlli të Sarandës. Trupi i babait të dy fëmijëve u gjet anës rrugës së këtij fshati rreth orës 00:35 të së dielës nga djali i xhaxhait të tij. Viktima kishte marrë një plumb në rrëzë të kofshës së djathtë dhe kishte gjetur vdekjen për shkak të hemorragjisë.

Pas kryerjes së hetimeve paraprake hetimore, blutë kanë vënë në pranga dy persona të dyshuar si autorë të krimit: Gj.A., 15 vjeç dhe Fernando (Florin) Deda, 29 vjeç, të dy

me origjinë nga Mirdita dhe banues në fshatin Shëndëlli.

Burime pranë grupit hetimor dje deklaruan se 47-vjeçari Aleksandër Bardhi i ka kapur Dedën dhe 16-vjeçarin duke vjedhur në plantacionin e tij të agrumeve dhe njëkohësisht duke transportuar lëndë narkotike. Po sipas të njëjtave burime, minoreni dhe shoku i tij e kanë qëlluar 47-vjeçarin për ta trembur (ngaqë i ka parë duke transportuar lëndë narkotike) dhe jo me qëllim për ta vrarë.

Dy të arrestuarit akuzohen për “Vrasje me dashje, kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një automatik model 56, një krehër me 30 fishekë të kalibrit 7.62 mm si dhe 26 fishekë të tjerë të të njëjtit kalibër.

ME TE LEXUARAT