Nëna e 18-vjecarit të vrarë në Pogradec: Nëse s`ka drejtësi, do marr hak

Aktualitet

beta-amboNuk ka fjale ta pershkruajne dhimbjen e saj. Tashmë që i biri nuk është më, nënës së Fabio Hilës, 18-vjeçarit nga Pogradeci që u ekzekutua dy ditë më parë nga bashkëmoshatari i tij, nuk i mbetet gjë tjetër veçse të kërkojë që drejtësia të vihet në vend dhe vrasësi të marrë dënimin e merituar.

Në një status në faqen e saj në “Facebook”, nëna e Fabios nuk përjashton mundësinë e vetëgjyqësisë, në rast se vrasësi nuk merr dënimin që meriton.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

18-vjeçari Fabio Hila u ekzekutua me automatik dy ditë më parë, në një lokal bastesh, pas sherrit për një vajzë me bashkëmoshatarin e tij Fabio Mucollari.

Statusi i plote në FB

Une jam nje nene si nenat tuaja.. qe mu fik drita e syve te vetmin djale qe kisha ne moshen kur endrrat zebe pjesen me te madhe be jeten e nje femije te nje adoleshenti. Por dora mizire e kriminelit ja mori shpirtin engjellit tim e vrau mizorisht me plumb ne zemer dhe per cfare. Per nje fjale goje mua mu shua jeta e engjellit tim. Nese ju si shtet si polici si qeveri nuk i jepni denimin qe meriton ketij barbari kanibali cnjerezori dge qe kam besim qe do ta beni, une nena e tij i premtova para arkivolit qe do tja marr shpirtin ashtu si ai beri me femijen dhe engjellin tim te vetem . Jeni baballare keni femije jeni nena e dini sh mire cdo te thote femije dhe duhet te marre fund nxjerrja e vrasesve me nje raport si i paafte mendor o me nje gjykim si minoren…vrasesi eshte dhe mbetet i tille. Ndaj ju bej thirrje qe te vendosni drejtesi per engjellin tim qe vetem buzeqeshje dhe miresi u dhuronte te gjitheve. Duhet te kete shtet qe mos kete me vetegjygjesi ! Ky eshte apeli i nje nene qe do drejtesi per driten e vetme qe u shua dhe qe jeton vetem per te vene ne vend gjakun e djalit , engjellit , ajrit , jetes !

ME TE LEXUARAT