Vrasja e efektivit, Aleks Hajdari: Prokuroria të hetojë urdhëruesit që detyroi RENEA-n të mësyjë në Lazarat

Aktualitet

lazaratIsh drejtues të lartë të policisë së shtetit sjellin analizat dhe komentet e para për ndërhyrjen e policisë në Lazarat. Aleks Hajdari 3 ditë pas ngjarjeve në fshatin Jugor, deklaron per Ora News, se prokuroria duhet të hetojë për autorin e urdhërit që detyroi forcat e RENEA-s të mësyjë në fshat.

“I bëj thirrje prokurorisë që të hetojë edhe për drejtuesit e policisë të cilët kanë dhënë urdhëra të kundraligjshëm për të futur me emergjencë apo shpejtësi repartin e RENEA-s në veprim, pa krijuar kushtet e nevojshme për ndërhyrje . I bëj thirrje dhe Drejtorisë së Përgjithshme së Policisë të analizojë rastin, cilat janë shkaqet dhe arsyet që sollën këtë pasojë tragjike ku humbi jetën oficeri i policisë”, tha Hajdari.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas Zotit Hajdari kontrollet sporadike te policise ne Lazarat nuk e kane mbajtur nen kontroll rendin dhe sigurise ne fshat por kane sjelle acarime te banoreve. Aleks Hajdari thote se perfshirja e nje grupi te rinjsh, ne sulmin me arme, ka ardhur nga prerja e burimit te ardhurave q evinte nga tregetia e kabanisit qe kultivohej ne Lazarat.

“Aty kemi të bëjmë me një kontigjent që është mësuar që burimin e të ardhurave dhe jetesën ta sigurojnë nëpërmjet kultivimit të bimëve narkotike. I ndodhur para një presioni shumë të drejtë që ushtrojnë forcat e policisë për ta hequr zonën e Lazaratit nga harta e kultivimit të bimës narkotike, duke gjetur dhe momente ku policia është treguar e pavëmendshme për të analizuar situatën për të marrë informacionet e nevojshme mbi situatën e kriminalitetit për një vit kalendarik në zonën e Lazaratit, duke mos pasur informacionin e duhur për personat që kanë futur armë në fshat mendoj që kjo është arsyeja e kësaj situate në Lazarat”, tha ai.

Z. Hajdari shprehet se Lazarati nuk eshte e vetmja komune problematike ku mbillet dhe kultivohet lenda narkotike. Ish zyrtari i larte i policise thote se vetem pak metra larg Tiranes ka parcela te mbjella me hashash dhe askush nuk nderhyn.

 

ME TE LEXUARAT