Ushtarakë nga Rusia, inspektim në Shqipëri, zbulohet misioni

Politikë

tanke-ruseUshtarakët rusë mbërritën në Shqipëri për të kryer një mision inspektimi armë-kontrolli në territorin tonë. Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë njofton se mbërritja e ekipit të ushtrisë ruse është një prej tre inspektimeve rutinë që Shqipëria ka detyrimin për t'i pritur dhe aplikimi i shtetit inspektues është bërë në përputhje me kërkesat e “Dokumentit të Vjenës” dhe po trajtohet nga Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm.

Kërkesa u dorëzua në OSBE dhe Shqipëria, e cila është nënshkruese e Dokumentit të Vjenës dhe anëtare e kësaj organizate, ka detyrimin të lejojë inspektimet. Mësohet se Rusia ka kërkuar të inspektojë në një zonë prej 12 mijë kilometrash katrorë në vendin tonë, pothuajse e gjithë zona e aksesueshme me rrugë si dhe 16 mijë kilometra katrorë në Kroaci.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Inspektimi vjen në një kohë kur në vendin tonë është duke u zhvilluar një stërvitje e përbashkët ushtarake me 1700 trupa ushtarake nga vendet e NATO-s dhe Kosova. Trupat janë duke u stërvitur në Bizë të Martaneshit. Të njëjtin inspektim, gjeneralët rusë e zhvilluan pak muaj më parë edhe në Poloni, ku NATO zhvilloi një stërvitje të madhe ushtarake.

ME TE LEXUARAT