Rrezikon jetën e 6 fëmijëve në mes të Tiranës, ja veprimi burrit(Foto+Video)

Aktualitet

UntitledNë një kohë kur Policia e Shtetit ka nisur një fushatë të ‘egër’ ndaj shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, një çudi ka ndodhur në mes të Tiranës.

Në një video shihet se si një burrë, transporton 6 fëmijë në motorin e improvizuar me një karrocë. Ndonëse ironike, por në këtë karrocë nuk ka as ndenjëse për të mitur dhe as rripa sigurimi, duke vënë kështu në rrezik serioz jetët e fëmijëve. Ngjarja është regjistruar në zemër të kryeqytetit paraditen e djeshme, në zonën e ish-Bllokut. Ndërkohë, pyetja e vetme që shtrohet është: A e pa policia këtë ‘shfaqje’ që rrezikon jetët e 6 të miturve?/balkanweb/

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

https://youtu.be/tKDJPlh94Qw

ME TE LEXUARAT