Vdekja e policit, Tahiri: Aksidentet me viktima do cilësohen "vrasje rrugore"

Politikë

tahiri2016Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri deklaroi sot se do propozoje një amendim në Kodin Penal, në mënyrë që aksidentet me pasoja në shëndetin apo jetën e njerëzve të mos quhen më “Aksidente me pasojë vdekjen”, por “Vrasje”.

Deklaratat ministri Tahiri i ka bërë pas homazheve për policin e rënë në detyre, në Kamëz, mbrëmjen e djeshme.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ka disa vende në Europë që e kanë bërë këtë, duke mos i klasifikuar aksidentet si të tilla me pasoja në shëndetin apo jetën e qytetarëve por si “plagosje” apo “vrasje”. Vetëm vitin e kaluar, në 2015, janë gati 800 rastet e shtetasve që janë arrestuar për drejtim të makinës në gjendje të dehur. Pra gati 800 të dehur që i kanë dhënë makinës në rrugët e Shqipërisë. Dhe janë gati 150 të tjerë që kanë bërë aksident dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes, duke lënë pas edhe viktima dhe të plagosur. Unë mendoj që në këtë mënyrë të të bërit drejtësi nuk duhet të ecim përpara. Sepse nga këta 800 të dehur që i kanë dhënë makinës në rrugët e Shqipërisë, ata që kanë bërë qoftë edhe një ditë të vetme burg janë shumë pak, për të mos thënë fare”, deklaroi ministri.

Sipas tij nëse nuk bëhen këto ndryshime, Shqipërisë do t’i kthehen rrugët në “arenë lufte”.

ME TE LEXUARAT