Shmangni pijet energjike! Ja lajmi keq për shëndetin tuaj

Soft

UntitledPër shumë njerëz pijet e energjike janë një rutinë e pandarë! Fakti se kanë emërtiin energjik, i nxit ata të kosnumojnë një pije të tillë për të fituar energjinë që nuk e kanë. Pijet energjike konsumohen kryesisht nga studentët dhe nga ata që bëjnë punë të lodhshme. Por, asnjëri nga konsumuesit e saj nuk e di vërtetë rreziku që i kanoset.

Rri rrezikun për sulm në tru dhe në zemër. Të oaktën kështu tregojnë mjekët.

Ja pasojat:

Pijet energjike i shkaktojnë sulmet në zemër, trashjen e gjakut, sulmin në tru dhe problemet tjera kardiovaskulare. Vetëm një orë pasi të keni konsumuar Red Bull, reagimet e trupit janë të njëjta me ato të sëmundjeve kardiovaskulare.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas kompanisë Red Bull, konsumimi i kësaj pije është gjë e njëjtë me konsumimin e kafesë apo pijeve freskuese.

Në të vërtetë ka disa efekte të njëjta si kafeina sepse i ngritë shpejt nivelet e energjisë, por vetëm për një kohë të shkurtë.

Sidoqoftë, pijet energjike përmbajnë një kombinim të kafeinës me disa përbërës tjerë që kanë efekte negative në trup. P.sh., në pije energjike gjendet edhe azpartami, e cila substancë ka veti kanceroze, metabolike, alergjike, neurotoksike. Veç kësaj, ka edhe efekte të njëjta me pijet freskuese, si mungesa e energjisë dhe ligështia, gjë që bën të keni nevojë për një pije tjetër të këtij lloji.

Kush është në rrezik më të madh?

Siç e cekëm edhe më lart, pijet energjike e shkaktojnë trashjen e gjakut sepse kanë ndikim të fuqishëm në funksionin e enëve të gjakut. Si rezultat i kësaj, nëse keni ndonjërën nga këto probleme shëndetësore, atëherë nuk duhet të konsumoni pije energjike:

– Jeni të shqetësuar

– Vuani nga shtypja e lartë e gjakut

– Vuani nga sëmundjet kardiovaskulare

– Keni nivele të larta të stresit

– Jeni të ndjeshëm ndaj kafeinës

Përveç këtyre, pijet energjike duhet t’i shmangni edhe nëse jeni shtatzënë.

Si t’i përmirësoni nivelet e energjisë në mënyrë natyrale?

Në vend se t’i përdorni këto pije të dëmshme, ju mund t’i përmirësoni nivelet e energjisë në mënyrë krejtësisht natyrale.

Krejt çfarë duhet për këtë është një dietë e shëndetshme, rriteni sasinë e konsumimit të yndyrave omega-3 dhe eliminoni sheqerin.

Ushtrimet e rregullta dhe menaxhimi i nivelit të stresit është më shumë se i domosdoshëm.

ME TE LEXUARAT