Sakrifica e futbollistit të kombëtares shqiptare që luajti i dëmtuar

Sport

gjimshitiTë gjithë kanë qenë në ankth për 15 minutat e mbetura të ndeshjes Shqipëri-Maqedoni, nëse do të arrihej deri te fitorja në kaq pak kohë.

Këtë e ka bërë realitet bomber shkodran, Bekim Balaj. Si për të thënë se në Shkodër vendosin shkodranët, si ajo fjala popullore “me ken shkodran, të tana i ban”. Por, pas ndërprerjes së ndeshjes në fjalë, mbrëmë, në minutën e 75-të, për shkak të furtunës që mbërtheu kryeqendrën e veriut dhe “Loro Boriçin”, në kampin kuqezi ka ekzistuar edhe një makth tjetër: dëmtimi i Berat Gjimshitit. Qendërmbrojtësi ynë kuqezi rrezikonte të mos luante dot sot, pas një dëmtimi në gju. Kjo do të thoshte se Shqipëria do të ridilte në tapetin e blertë, ndaj Maqedonisë, me 10 lojtarë, sepse De Biasi i kishte konsumuar tri zëvendësimet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ka qenë këmbëngulja e vetë djaloshit preshevar, por edhe asistenca e stafit mjekësor kuqezi, që është marrë “non stop” me të, ajo që ka bërë të mundur praninë e tij në fushë, në 15+5 minutat më të ankthshme, më të veçanta, që mund të ketë luajtur kombëtarja jonë. Lojtari i huazuar tek Avelino ka luajtur me gjurin e majtë të fashuar, edhe me gjilpërë, që të mos ndiente dhimbjet, por ia ka vlejtur.

Shtatlarti i kombëtares sonë ka dëshmuar në të dyja ndeshjet, miqësoren me Marokun dhe eliminatoren me Maqedoninë, se është një shtyllë e pakalueshme në prapavijë. I saktë, pozicional, taktik, Gjimshiti bëri që të “harrohet” shpejt ish-kapiteni, Lorik Cana. Një provë e dukshme, se De Biasi hyri në mëkat, jo vetëm gaboi, që nuk e mori në “Euro 2016”. Nëse të tjerët ia kthyen shpinën, Berati tregoi me vepra se sa shumë e do kuqezinë, ngjyrat e kombit tonë.

ME TE LEXUARAT