Xheloze dhe e paedukatë, sherr mes Rob Kardashian dhe Kylie Jenner, ja arsyeja

Showbiz

UntitledTë papriturat e familjes Kardashian-Jenner nuk kanë të sosur dhe sa më shumë lajme dëgjojmë për ta aq më të çuditshëm na duken.

Këtë herë Kylie Jenner bëhet viktimë e vëllait të saj Rob Kardashian. Të gjithë jemi në dijeni se Black Chyna është shtatzënë me fëmijën e Rob dhe para se fëmija të lindë tradita e do që bebes t’i organizohet një festë e madhe. Kjo traditë amerikane quhet “Baby Shower” ku miqtë dhe familjarët e gruas bëjnë qindra dhurata si mbarësi për fëmijën që do të lindë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Organizuesja e kësaj feste ka qenë pikërisht Kylie, e cila kryen gabim pas gabimi. Fillimisht në këtë festë i ftuari kryesor ishte Rob Kardashian dhe jo Black Chyna. Në fakt Chyna nuk ishte fare në listën e të ftuarve dhe kjo është e vërtetë e çuditshme.

Rob kardashian ka reaguar menjëherë duke sulmuar motrën e tij Kylie në profilin e tij në Twitter. Ai ka shkruar se i duket qesharake që Kylie e ka konsideruar atë të ftuar nderi, ndërsa gruaja e tij e cila është shtatzënë nuk figuronte fare në listë.

Për të marrë hak Rob ka bërë publike numrin personal të telefonit të Kylie Jenner që ndodhej në të dhënat personale të Instagramit të saj dhe një burim për “Daily Mail” konfirmon se numri është real, ndërkohë, Kylie është ndjerë e irrituar.

Ajo nuk ka dashur ta ftoje Black Chyna pasi reperja ka qenë ish e dashura e Tyga dhe mesa duket Kylie edhe pse e konsideron si shoqe të ngushtë, në fakt ndjen akoma xhelozi për të.

/ Top Channel

ME TE LEXUARAT