Del fotoja, ja kush është prokurori që u korruptua me 18 mijë euro

Aktualitet

Ardian-BrahoProkurori i Rrethit Tiranë, Ardian Braho është denoncuar nga emisioni “Stop”, pasi ka marrë ryshfet një qytetari për t’i zgjidhur një çështje gjyqësore që kishte të bënte me bllokimin e një shumë parashë prej 120 mijë euro.

Ardian Braho 43-vjeçari nga Shkodra rezulton prokuror me karrierë të gjatë pasi në CV-në e tij bëjnë pjesë çështje si ajo e sheshit “Skënderbej”, ku Lulzim Basha u akuzua për dëm ekonomik. Braho vendosi mbylljen e çështjes pasi vendimi ishte marrë nga Këshilli i Bashkisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjithashtu, së fundmi Braho ishte prokuror dhe në hetimet ndaj Drejtorit të Policisë së Shtetit, Haki Çako në çështjen e përdorimit të pajisjes së përgjimit.

Po ashtu, Braho ka qenë prokuror edhe në çështjen hetimore ndaj ish-kreut të Inspektoratit Ndërtimor të Tiranës, Florenc Hoxha.

Braho ka qenë dhe pjesë e task-forcës së Prokurorisë së Tiranës që hetoi çështjen e mashtrimit me TVSH-në në industrinë e përpunimit të metaleve që përllogaritej se i kishte shkaktuar shtetit një dëm prej 26 milionë dollarë.

ME TE LEXUARAT