Politikanët zihen me grushte në transmetim "LIVE"

Soft
Politikanët zihen me grushte në transmetim "LIVE"

Zgjedhjet në Gjeorgji duket se janë nxehur më tepër se ç’duhet. Të mërkurën në mbrëmje, dy kandidatë për të qenë pjesë e parlamentit gjeorgjian janë zënë me grushte me njëri-tjetrin.

Kandidatët nga blloku politik i Lëvizjes Demokratike dhe asaj Industriale filluan fillimisht të zihen verbalisht, shkruajnë mediat ndërkombëtare. Ata më pas kanë nisur të zihen me grushte, madje edhe me shqelma. U desh ndërhyrja e stafit të emisionit, që konflikti të mos degradonte edhe më tej. Zgjedhjet e përgjithshme në shtetin gjeorgjian do të mbahen më 8 tetor.

ME TE LEXUARAT