Policia e Leces: Ja kush janë shqiptarët e kapur me 120 kg drogë

Aktualitet

shqiptaret-drogePolicia italiane publikoi detaje të tjera rreth kapjes se 120 kilogramëve drogë në Leçe disa ditë më parë, ku u arrestuan katër shqiptarë.

Grupi sipas policise, drejtohej nga Denis Pastraj, 30 – vjeç. Ndërsa nga informacioni i shkëmbyer me autoritetet shqiptare, rezulton se shtetasi tjetër, Blerdian Abazi, 28 – vjeç, në Shqipëri është arrestuar për herë të fundit në vitin 2014, në Sarandë, teksa tentonte të trafikonte 55 kilogramë drogë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia shqiptare kanë dhënë informacion dhe për Klajdi Beqirajn dhe Klaus Zenelajn, që rezultojnë me precedentë të mëparshëm penalë në Shqipëri.

Katër shqiptarët janë me banim në Vlorë dhe dyshohet që në fillim të muajt Gusht të kenë kaluar nga porti i këtij qytetit, sasinë e drogës të fshehur në një automjet.

Sipas mediave italiane, patrullat e policisë kanë parë anës detit një furgon “Fiat Iveco Daily” dhe një makinë “Toyota Yaris”, që po dilnin me vështirësi nga balta. Policia gjeti drogën të fshehur në 66 pako.

Në kuadër të të njëjtit operacion janë arrestuar dhe dy italianët Vito Massimo Guida dhe Oristo Tatti.

ME TE LEXUARAT