"I dehur dhe me 150 km/h, ja pse u arrestua një vit më parë djali i ish-deputetit"

Aktualitet

aksidenti-kamzeeArnold Kola djali i ish-deputetit socialist Ndue Kola, që shkaktoi aksidentin mbrëmjen e djeshme në Kamëz, ku humbi jetën një punonjës policie, udhëtonte me automjetin e tij me 150 km/orë.

Policia ka thene se 22-vjeçari Arnold Kola drejtonte në gjendje të dehur, makinën tip fuoristradë “Lexus” në afërsi të shkollës “Ibrahim Rugova” në Kamëz, kur ka përplasur furgonin e policisë, që patrullonte me 20 km/orë në anë të rrugës.

I riu ka tentuar të parakalojë furgonin, por për shkak të shpejtësisë ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me mjetin e policisë, duke shkaktuar vdekjen e punonjësit të policisë, Ervin Haxhiaj dhe plagosjen e dy kolegëve të tij, Besmir Voji, dhe Ismail Hoxha.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Djali i ish-deputetit socialist nuk ka pësuar lëndime, dhe është shoqëruar në komisariatin e policisë.

Ndërkohë, policët e plagosur po marrin mjekim në spital, prej ku mësohet se gjendja shëndetësore e efektivit Ismail Hoxha është përmirësuar gjatë natës, ndërsa kolegu i tij Besmir Voji ndodhet në pavionin e Neurokirurgjisë, në gjendje të rëndë.

Mësohet se Arnold Kola është arrestuar në vitin 2015 për drejtim të makinës në gjendje të dehur, por Gjykata e la të lirë, duke vendosur ndaj tij masën ‘detyrim paraqitje’.

ME TE LEXUARAT