Ja si ta kuptoni që po ju përgjohet telefoni dhe si të ruheni

Soft

pergjimTelefonat janë përgjuar në çdo kohë dhe sërish përgjohen. Po a mundet që ne ta kuptojmë që na përgjojnë? Si ta kuptojmë që telefoni ynë është nën përgjim? Për të kuptuar nëse përgjoheni ose jo duhet të kini parasysh këto informacione:

1 – Kontrolloni se sa gjatë mban bateria e telefonit tuaj

Bateria e telefonit celular përdoret në rastet e dërgimit të SMS-ve apo informatave me zë, ose gjatë aktivizimit të mikrofonit pa kabllo. Nëse qëndrueshmëria e baterisë zvogëlohet në mënyrë drastike sesa në rastet e zakonshme, madje edhe pas vendosjes së baterisë së re, telefoni juaj me gjasë përgjohet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

2 – Kontrollojeni temperaturën e telefonit tuaj celular

Bateria bëhet e nxehtë kur përdoret, ndërsa nëse ju nuk e keni përdorur telefonin celular dhe bateria është e nxehtë, atëherë kjo lë të kuptohet se telefoni po shfrytëzohet pa njohurinë tuaj.

3 – Vëreni punim të çuditshëm të telefonit

Nëse celulari juaj fillon befasisht të ndalet dhe lëshohet vetvetiu ose ju nuk mund ta ndalni, atëherë mund të ndodhë që dikush tjetër angazhohet me telefonin tuaj.

4 – Kushtoni rëndësi mesazheve të koduara

Nëse merrni një mesazh tekstual në formë kodi me shifra dhe simbole në vend të fjalëve, ky mund të jetë tregues i tentimit të transmetimit të të dhënave nga personi i tretë.

5 – Dëgjoni zërat paralel kur jeni duke biseduar

Jehonat mund të shkaktohen nga pengesat në transmetimin e të dhënave, sinjaleve ose zërit, por shkaktar mund të jetë edhe pajisja të cilën një i tretë e përdor për përgjimin e telefonit tuaj celular.

6 – Kushtojini vëmendje gjendjes së kredive

Nëse vëreni se keni shpenzuar diçka shtesë, ndërsa ju nuk e keni shfrytëzuar, atëherë me gjasë dikush tjetër e shfrytëzon telefonin tuaj. Një nga mënyrat më të përhapura së fundmi të përgjimit është instalimi i një aplikacioni përgjues në telefonin tuaj i cili çdo komunikim tuajin e dublon dhe e dërgon në një pajisje tjetër.

Aplikacioni “FlexiSPY” i cili u reklamua si program qe “lejon përdoruesit e këtij programi të shikojnë nëse i tradhton gruaja” është në fakt i shtrenjtë dhe punon vetëm në aparatura celularësh, të cilat mbështeten në platformën S60 të Nokias.

7– Një mënyrë tjetër e përgjimit të telefonit është dhe nga kodi i telefonit IMEI

Nëse dikush ka akses në telefonin tuaj celular dhe kodin IMEI, edhe vetëm për pak minuta, jeta juaj mund të kthehet si një libër i hapur për të gjithë. Disa programe përgjuese janë aq të sofistikuara, të cilat regjistrojnë bisedat tuaja, madje edhe në qoftëse nuk përdorni telefonin. Edhe mesazhet e fshira me anë të një teknologjie të lirë mund të gjenden. Përgjimi kërkon dy gjëra: kodin IMEI për telefonin dhe programin për t’u lidhur me këtë kod. IMEI “Pajisje telefonike identifikuese” dhe është një numër unik që ndodhet në baterinë e celularit. Ka tre vende që përgjuesit të gjejnë kodin tuaj IMEI:

*Nga kontrata me kompaninë e telefonit p.sh. me iPhonin

*Nga bateria

*Ose thjesht, duke shtypur në tastjerë *06*

Programi i përgjimit me anë të telefonit është shumë i lirë dhe gjendet në qindra faqe në internet, ose thjesht mund të instalohet, duke u shkarkuar nga interneti në telefonin tuaj, i cili zgjat pak sekonda.

Kombinimi i programit në telefonin tuaj personal me numrin IMEI, dhe të tjerët mund të përgjojnë, duke monitoruar aktivitetet tuaja me anë të një kompjuteri në shtëpi ose smartphoni. Ndaj kini kujdes.

Si të mbroni veten nëse mendoni se po përgjoheni?

1 – Një nga masat paraprake që mund të ndërmerret kundër përgjimit është formatimi i shpeshtë i telefonit tuaj. Një gjë e tillë mund të kryhet me butonin “factory reset”

2 – Heqja dhe vendosja e baterisë është një mënyrë tjetër e shpejtë për të ndërprerë përgjimin.

3 – Prekeni celularin tuaj gjatë kohës kur ju nuk e përdorni atë, nëse bateria është e nxehtë, kjo do të thotë se telefoni juaj po përdorët nga dikush tjetër ndërkohë

4 – Të keni parasysh se bateria është e nxehtë kur telefoni është në përdorim ose pas karikimit.

5 – Celularin tuaj mund ta mbroni ne këto raste edhe me ndonje program antivirusi.

6 – Mos merrni një program të cilin nuk e njihni nëpërmjet Bluetooth kur ndodheni në një ambient të jashtëm, megjithëse përgjimet e vërteta nuk bëhen asnjëherë nëpërmjet Bluetooth si edhe programeve te cilat futen nëpërmjet SMS në celular. Përdoren zakonisht metoda të tjera dhe zakonisht bëhen me aparate të inkriptuara.

ME TE LEXUARAT