Nikolla: Maturantët që kanë vërejtje të ankohen në Universitete

Aktualitet

lindita-nikollaPas reagimeve të shumta nga ana e maturantëve në lidhje me listën e fituesve nëpër universitete, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, siguroi maturantët se kjo është faza e parë dhe se asnjë maturant që plotëson kriteret e studimit nuk do të përjashtohet nga sistemi.

Pas takimit të zhvilluar me rektorin e Universitetin e Tiranës, Mynyr Koni, ministrja Nikolla në një prononcim për mediat u bëri thirrje maturantëve të paraqesin ankesat e tyre pranë universiteve ku mendojnë se u është shkelur e drejta.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Drejtohuni drejt fakulteteve për të paraqitur ankimimet tuaja. Lejomëni të them që nëse sot ne kemi aplikantë në total 27.600, numri që universitete pra kuotat që universitetet kanë janë 24.950 për universitetet publike dhe 9.890 për universitete private.

Pra, në total 34.840 kuota. Jane më shumë vende seç kanë aplikuar. Kjo eshte një garanci për të qetësuar maturantët dhe prindërit për situatën e re”, nënvizoi ministrja Nikolla.

Nikolla e cilësoi kete një situatë të re për arsimin shqiptar pas reformës në arsim.

ME TE LEXUARAT