50 mijë persona përdorin mikroçipët nënlëkurë, ja për cfarë nevojiten

Soft

CHIP-LEKUREE keni menduar ndonjëherë se sot në të gjithë botën ka rreth 30-50 mijë persona që përdorin mikrocipë nënlëkurë?

"Wall Street Journal" ka publikuar një artikull ku thotë se mikroçipët janë kthyer në një pjesë të pandarë të jetës moderne.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gazeta më tej shkruan: Kjo pajisje që vendoset nënlëkurë tashmë po gjen përdorim të gjerë në fusha të ndryshme. Disa e përdorin për të hapur dyert, të tjerë për t’u identifikuar në vendin e punës.

"Një holandez 32-vjeçar ka vendosur të jetojë me pajisjen e vogël në trup për ta bërë jetën më të lehtë. Ai mund të harrojë çelësin e apartamentit dhe makinës dhe dyert do t’i hapen vetë, pasi bëhet identifikimi automatik i personit në fjalë"-shkruan gazeta.

Përdorimi i këtij mikrocipi pritet të rritet në vitet në vijim, pasiqë do të ketë përdorim të gjërë në fushën e mjeksisë dhe të teknologjisë. Në këtë pajisje mund të ruajmë informacione sa i përket terapive të ndryshme tek pacientët.

ME TE LEXUARAT