Mësuesi në Vlorë e gjuan me shpullë para klasës. Nxënësi i 9-vjeçares: Do të ngul mu aty!

Aktualitet

Jemi njohur shpesh me raste të dhunës në shkollës, si mes nxënësve ashtu edhe mësues-nxënës, për të cilat ka pasur edhe jo pak reagime. Një rast i tillë dhune vjen nga shkolla “24 Maji” në qytetin e Vlorës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërsa mësuesi ka ngritur dorë ndaj nxënësit, duke goditur me shpullë një prej djemve të klasës së 9-të, përgjigjja e tij ka qenë shokuese. “Jeta Osh Qef” që ka publikuar edhe videon shkruan se konflikti ka nisur për mungesën e librave.

mesuesi-vloreMësuesi nuk e ka pranuar nxënësin e klasës së 9-të pa libra në klasë dhe i ka kërkuar të dalë jashtë. Ndërkohë në dalje, mësuesi e ka qëlluar nxënësin fort në qafë. Në këtë moment e gjithë klasa ka shpërthyer në të qeshura dhe nxënësi i është kthyer mësuesit dukë i kërkuar llogari se kë qëllonte ashtu si dhe duke e kërcënuar se ‘do ta ngulte në tokë nëse e përsëriste më këtë veprim’.

“Kë godet ashtu mor ti së të ngul mu aty”, dëgjohet t’i thotë nxënësi mësuesit, i cili struket disi por nga ana tjetër përpiqet ta fitojë autoritetin përpara klasës nëpërmjet dhunës. Si mësuesi dhe nxënësi dalin në koridor për të vijuar sherrin. Duket se ‘dialogu’ është fryt i asaj çfarë mësojnë këta nxënës.

ME TE LEXUARAT