Kjo është makina që vrau oficerin e policisë në Kamëz, autori një 22-vjecar

Aktualitet

makinaaaNjë aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në zonën e Kamzës, përballë gjimnazit Ibrahim Rugova. Në aksident janë përfshirë dy automjete dhe një patrullë policie.

Autori i ngjarjes, sipas policise eshte shtetasi me iniciale A.Kola, 22 vjec, (datelindja 1994), tashme i ndaluar ne komisariat.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një automjet ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të madhe, i cili ka goditur një mjet tjetër. Ky i fundit i ka prerë rrugën patrullës së policisë, brenda të cilit ndodheshin 3 efektivë.

makina-kamzeFatkeqësisht, nga aksidenti njëri prej efektivëve ka ndërruar jetë, ndërsa dy të tjerë janë lënduar.

Zyrtarisht njoftohet se ka mbetur i vdekur efektivi Ervin Haxhia, 42 vjec, ndersa dy kolegët e tij, Besmir Voi dhe Neit Hoxha janë plagosur. Ata jane derguar ne spital per ndihme mjekesore ndersa ka nisur hetimi ne lidhje me ngjarjen e rende e cila eshte e dyta ne pak vite ne ate zone, pasi edhe pak kohe me pare nje tjeter efektiv policie ne postbllok u aksidentua per vdekje nga nje automjet

ME TE LEXUARAT